Shqipëria luan për fitoren me Ishujt Faroe, Rama ndjek ndeshjen i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku po e ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Ishujt Faroe.
I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila synon për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup./tch/