“FFK mund ta kthejë menaxhimin e stadiumit, por si në gjendjen që e kishte marrë”, drejtori i Prishtinës e “godet” FFK-në
Drejtori i Prishtinës, Artan Osmani tha se Federata e Futbollit e Kosovës mund të heq dorë, por jo pa e kthyer në gjendjen të cilën e kishin marrë.
“Mundet me hjek dorë, por jo pa e kthyer në gjendjen që ka qenë fillimisht. Federata është ajo që i ka pasë mjetet dhe resurset për me mirëmbajt. Pse nuk kanë arrit, është çështje e tyre. Nuk e kanë të publikuar fare raportin e auditorit. Asnjë informacion financiar nuk është. Federata mund të ketë resurse financiare, por dëshirë nuk kanë. I shpenzojnë diku 35 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e stadiumit. Ne jemi të gatshëm me bo një marrëveshje me FFK-në dhe e kishim marrë në menaxhim stadiumin “Fadil Vokrri”, tha Osmani, në emisionin sportiv “Favorit” në T7