Ramadani shfaqet me imazhin e Adem Jasharit në bluzë, kurrë nuk jam ndjerë kështu pas ndeshjes

Ramadani shfaqet me imazhin e Adem Jasharit në bluzë, kurrë nuk jam ndjerë kështu pas ndeshjes

Mesfushori, Ylber Ramadani, i cili kishte veshur një bluzë me imazh të Adem Jasharin, u shpreh se për këtë arritje në Europian ndihet tepër i lumtur dhe se gjithashtu është momenti më i mirë në karrierën e tij.

“Vërtet ndjenjë e veçantë. Kurrë nuk jam ndjerë në karrierë pak nervoz. Pas ndeshjes kurrë nuk jam ndjerë kështu. Por sot ja vlejti për të gjithë shqiptarët dhe për mua.

”Edhe në Leçe po e shijoj shumë çdo ndeshje, por kjo më ka bërë të ndihem akoma më mirë në karrierën time, sepse kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët, familjen time, vajzën time, e cila po shikon televizor dhe e përshëndes shumë, jam duke u ndjerë shumë mirë në këtë moment dhe shpresoj ta shijojmë të gjithë së bashku edhe në Berlin”, tha Ramadani për “Super Sport”.

Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Shpërndaje në: