Me fotografi të Arbnor Mujës, UEFA shkruan për kualifikimin e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Një postim të veçantë pas këtij kualifikimi e bëri edhe faqja zyrtare e UEFA-s.
“Shqipëria kualifikohet në #EURO2024”, thuhet në postimin e shoqëruar me një fotografi të Arbnor Mujës.