Kosova niset drejt Bazeli, kërkojnë fitore ndaj Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës sot është nisur drejt Bazelit të Zvicrës, ndërsa nesër do të zhvillojë ndeshje ndaj Kombëtares së Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e kualifikimeve për “Euro 2024”.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar pamje të “Dardanëve” në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”.
Ndeshja Kosovë-Zvicër, do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” nesër më fillim nga ora 19:00.
Ndërsa synimet e Kosovës janë që të shënojnë fitore në mënyrë që të mbajnë shpresa për kualifikim tutje.
Kurse Zvicra aktualisht gjendet në pozitën e parë, mirëpo dëshirojnë të shkëputet nga pozita e dytë, ku gjendet Rumania me pikët e barabarta.