Pas lëndimit me Kosovën, Mallorca e zbulon se sa do të mungojë Muriqi

Pas lëndimit me Kosovën, Mallorca e zbulon se sa do të mungojë Muriqi

Drejtori Sportiv i Mallorcas Pablo Ortells, ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë jashtë fushave të blerta deri në gjashtë javë, pas lëndimit që pësoi me Kosovën.

Ortells kështu ka deklaruar në një intervistë për Radio Marca, ku ka analizuar situatën aktuale të Mallorcas dhe dëmtimin e Muriqit.

Ai shpjegoi se si e morën vesh dëmtimin dhe mungesën e informacionit në orët e para, transmeton Klankosova.tv.

” Vedatu ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën me kombëtaren e tij. Ai ka një dëmtim të vogël në këmbën e majtë . Tani është koha për të shikuar, të rikuperohet mirë dhe sa më shpejt. Nuk është serioze por në fillim informacionet që morëm nga aty na tregonin për gjurin, kyçin e këmbës…për shumë gjëra”, deklaroi Ortells.

Dhe ai gjithashtu ka ofruar një vlerësim për kohën që do të jetë jashtë.

“Është konfirmuar se është një dëmtim i muskujve që do ta mbajë atë jashtë nga katër deri në gjashtë javë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm për të qenë në gjendje të themi ose të japim informacion për një periudhë rikuperimi sepse disa shkojnë më shpejt dhe të tjerët marrin edhe pak më gjatë”.

“Por shpresojmë që ai të shërohet mirë dhe sa më shpejt”.

Nëse do të ishin 4 javë, ai do të humbiste ndeshjet kundër Atletico de Madrid, Cadiz, Alaves dhe Sevilla .

Nëse janë 6, do të humbte edhe ndeshjet kundër Almerias dhe Osasunas.

Shpërndaje në: