Petrit Halilaj me instalacionin “ABETARE”, në Fondazione Merz në Turin të Italisë
Artistit shqiptar Petrit Halilaj është finalist në edicionin e dytë të Fondazione Merz në Turin të Italisë, i cili do të hapet të mërkurën, dhe do të rri e hapur deri më 21 maj të këtij viti, shkruan KultPlus.
Me kurator Beatrice Merz, Petrit Halilaj do të prezantojë serinë e re të skulpturës “ABETARE”, ku puna e kësaj serie është prezantuar fillimisht në Kölnischer Kunstverein, në vitin 2015.
Kjo skulpturë përfshinë edhe vizatimet dhe shkrimet e nxënësve të shkollës fillore të fshtait Runik, fshat ku ka lindur artisti Petrit Halilaj.
Ndërkohë, finalist të këtij edicioni janë: Francesco Arena, Petrit Halilaj, Gili Lavy, Shahryar Nashat and Suha Traboulsi./KultPlus.com