Gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Greqi U21 – Ishujt Faroe U21
UEFA ka deleguar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Greqisë U21 dhe Ishujve Faroe U21, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
Mervan Bejtullahu është caktuar për të qenë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje.
Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.
Eridon Podvorica do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Theodoros Kolokotronis”, nga ora 15:00.