Dani Alves i akuzuar për përdhunim, “viktima”: Më kapi për qafe dhe më goditi me shuplakë

Dani Alves i akuzuar për përdhunim, “viktima”: Më kapi për qafe dhe më goditi me shuplakë

Dani Alves po vazhdon të qëndrojë në burg me akuzën për sulm seksual ndaj një femre.

Ngjarja kishte ndodhur dhjetorin e kaluar në një klub nate në Barcelonë dhe sot mediumi spanjoll “AS” raportoi për versionin e vajzës së re, e cila e ka zbuluar në detaje versionin e saj.

“Ai ishte pas meje, e kisha kushëririn tim përpara. Më pas, më kujtohet që ai u largua dhe ma bëri me shenjë që të afrohesha”, kujton ajo në mediumin spanjoll “AS”.

“Kam menduar t’i flas dhe t’i them se çka po dëshironte, nuk kam menduar diçka tjetër. Shkova atje për të biseduar me të, nuk e dija se ku do të më dërgonte. Arritëm tek një portë, ai e hapi dhe hyra brenda. Kur hyra, e pash veten se ku kisha përfunduar, e pash që ishte një banjë e vogël, shumë, shumë e vogël. Mendoj se aty nisi shokimi im”, shton ajo.

“Më kujtohet që u ul dhe nisa t’i thosha: ‘Më duhet të shkoj, më duhet të shkoj.’ Më kujtohet që ai e ngriti fustanin tim dhe më bëri që të ulem mbi të. Dhe, filloi të më tregonte shumë gjëra. Ai këmbënguli që edhe unë t’i tregoja gjëra. Ma lëndoi gjurin, u mundua të më detyronte që ta praktikoja seksin oral. U mundova të largohesha derisa më kapi në qafë dhe filloi të më godiste”, e kujton ajo natën e tmerrit. /Express

Shpërndaje në: