Gjithçka gati për ceremoninë e “Topit të Artë”, mbërrijnë edhe Messi, Haaland e Mbappe
Ceremonia e 67-të vjetore e “Topit të Artë” do të mbahet sonte në Paris.
Ngjarja do të fillojë në ora 20:45, teksa do të ndahen çmimet për më të mirët nga sezoni i fundit.
Padyshim se vëmendja kryesore është te çmimi prestigjioz “Topi i Artë”, për të cilin kandidatët kryesorë janë: Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat e ndryshme botërore, Messi do ta fitojë për herë të tetë këtë çmim.
Të tre futbollistët e përmendur kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin francez, teksa kanë pozuar edhe në tapetin e kuq.