Një ndër qytetet më të bukura në SHBA ndalon hyrjen e turistëve: Blogerët vijnë vetëm për foto, na e nxinë jetën
Vermonti në SHBA, i njohur si vendi ideal për arratisjet e vjeshtës, ka mbyllur rrugët e tij për publikun për këtë sezon për rreth 15 ditë. Kjo gjithashtu bllokon hyrjen në fermën popullore Sleepy Hollow, një shtëpi private që shumë turistë përpiqen të vizitojnë.
Sleepy Hollow Farm ka qenë një destinacion popullor për blogerët që kërkojnë pamjen perfekte të një peizazhi vjeshtor me gjethe të rëna e të verdha. Videot që përdorin hashtag #sleepyhollowfarm janë parë mbi 800,000 herë në TikTok. Ndërkohë në Instagram janë postuar mijëra foto të fermës.
Kërkimi i fotove idilike të vjeshtës ka krijuar dhimbje koke për banorët e Pomfret. Në fakt, disa kanë krijuar një fushatë GoFundMe të titulluar “Save Cloudl and Road” për të mbledhur para për mbylljen e rrugëve dhe orët e trafikut gjatë sezonit të vjeshtës.
Paratë e mbledhura do të shkojnë për pagesën e stafit shtesë të sigurisë në zyrën e kryeoficerit të policisë dhe më shumë tabela dhe sinjalistika të reja. Megjithatë, shumica e banorëve të qytetit theksojnë se nuk janë kundër turizmit. Ata thjesht duan që vizitorët të tregojnë respekt për vendin.
“Vitet e fundit, Cloudl and Road (ku blogerët mblidhen për fotot e tyre) dhe rrugët e vogla që të çojnë në të, kanë përjetuar një rritje të paprecedentë të prurjeve turistike të nxitura nga Instagram dhe TikTok, të cilët po fitojnë para nga fotot,” thuhet në përshkrimin e faqes GoFundMe.
Fushata, e cila ka mbledhur afro 15,000 dollarë, pretendon gjithashtu se blogerët që vizituan qytetin “dëmtuan rrugët, patën aksidente, shkelën kopshtet, dëmtuan pronën e banorëve, parkuan në fusha dhe trotuare dhe sulmuan verbalisht banorët vendas“.
Në zonë operojnë pak biznese dhe në përgjithësi është një zonë e qetë.