Digjet një banesë në Pejë, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore
Foto:Ilustrim
Një banesë është djegur sonte në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë. Si pasojë e tymit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit”, tha Gashi për Gazetën Express.
I njëjti tha se në kohën kur ka ndodhur zjarri, askush nuk ka qenë në banesë.
Për këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se prokuororia e ka autorizuar ekspertin e zjarrit që të dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaktarin e zjarrit.