Në autobusin e linjës Beograd-Mitrovicë, dy udhëtarëve iu konfiskohen mallra të padeklaruar
Dogana e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm.
Sipas njoftimit, gjatë këtij kontrolli oficerët doganorë iu janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.
“Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtarë është hasur në një sasi malli të padeklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe”, thuhet në komunikatën për media.
Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës. Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.