Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, Bislimi fton komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën

Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, Bislimi fton komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

Për këtë, të dielën kishte alarmuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Bislimi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.

“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht. në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi Twitter, të hënën.

Shpërndaje në: