Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Banjskë
Njëri prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë të Zveçanit të dielën, ishte anëtar i grupit të huliganëve serbë, përkrahës të klubit beogradas Crvena Zvezda, “Delije”. Vrasjen e Stefan Nedelkoviqit e kanë vajtuar të martën nga ky grup huliganësh.
“Delije” kanë shkruar se Nedelkoviq “dha jetën heroikisht për popullin dhe atdheun e tij”.
Delije do të mbajnë një homazh për terroristin serb. “Delije” kanë shkruar në fund se “Kosova do të jetë gjithmonë tokë e jona”.
Tre sulmues mbetën të vdekur në gjuajtjet me armë në Banjskë të Zveçanit të dielën. Tetë persona janë arrestuar. Një polic i Kosovës mbeti i vdekur gjatë të shtënave.