FC Prishtina mbetet në duart e Rrahman Haradinit, Remzi Ejupi largohet pas 20 vjetësh, këto janë fjalët e tij

FC Prishtina mbetet në duart e Rrahman Haradinit, Remzi Ejupi largohet pas 20 vjetësh, këto janë fjalët e tij

Remzi Ejupi është larguar përfundimisht nga FC Prishtina pas 20 vjetësh kontributi në klubin Bardhekaltër.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së klubit u zbulua se Ejupi i ka shitur të gjitha aksionet dhe se më nuk do të jetë pjesë e klubit më të madh në vend.

Pas mbledhjes, biznesmeni kosovar i ka dhënë edhe deklaratat e para, duke thënë se po largohet pasi ka konsideruar se nuk ia vlen të vazhdojë derisa futbolli kosovar është në këtë gjendje të vështirë”.

“Jam qe 20 vjet tek Prishtina, dikur edhe harxhohesh. 20 vjet kontribut në klubin e Prishtinës nuk janë pak dhe arsyeja ndoshta mund ta them është se ajo që po ndodh në futbollin e Kosovës dhe që është në futbollin e Kosovës nuk më ka rezultuar që ia vlen për momentin të vazhdoj më tutje për arsye se nuk është e lehtë, ju i shihni edhe klubet tjera kanë vështirësi jashtëzakonisht të mëdha. Ne kemi menduar se pas pranimit në FIFA dhe në UEFA do të ketë shumë më shumë lehtësi, ne po e shohim që po ka më shumë vështirësi. Prandaj, kam vendosur edhe të largohem për një kohë”, deklaroi Ejupi para mediave.

Sipas tij, protestat e tifogrupit “Plisat” nuk kanë të bëjnë me vendimin e tij, pasi Ejupi insiston se Prishtinës nuk i kanë munguar rezultatet gjatë udhëheqjes prej tij në këto 20 vjet.

FC Prishtina do të kalojë në duart e Rrahman Haradinit, i cili do t’i ketë 100 për qind aksionet e klubit.

Krahas Ejupit, nga klubi janë largur edhe disa aksionarë të deritashëm.

Shpërndaje në: