Facebook ndryshoi logon e tij, a e vëreni ndryshimin?
Kompania Meta po ndryshon “sistemin e identitetit” të rrjetit social Facebook dhe këtu përfshihet edhe ndryshimi i pamjes së logos.
Megjithatë, ndryshimi nuk është shumë i dukshëm, përveç se ngjyra blu është shumë më e errët dhe shkronja “f” është ndryshuar në mënyrë delikate.
“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që është më i guximshëm. Secili prej përmirësimeve të reja çon në harmoni më të madhe në të gjithë dizajnin si një element kyç i identitetit të aplikacionit. Ne e bëmë këtë duke shprehur më qartë Blu bërthamë e cila është vizualisht më e ‘arritshme’ në aplikacionin tonë dhe ofron një kontrast më të fortë me shkronjën ‘f’ për ta bërë atë të dallohet”, njoftoi Meta.
Edhe pse ndryshimet janë delikate, megjithatë ka kuptim që Meta të rifreskojë logon e Facebook në vend që ta ridizajnojë plotësisht atë. Kompania thotë se rrjeti social ka 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, që do të thotë se çdo ndryshim vizual do të shihet nga shumë njerëz. Prandaj, është e kuptueshme që Meta zgjedh ndryshime relativisht të vogla në një nga logot më të njohura.
Meta ndryshoi gjithashtu pamjen e fontit të përdorur për të shkruar emrin e rrjetit social dhe përdori shkronjat e personalizuara Facebok Sans. Ekziston gjithashtu një gamë e re ngjyrash e dominuar nga nuancat blu, dhe pamja e emoticonit Reactions gjithashtu është ndryshuar.
Kompania thotë se kjo është vetëm faza e parë e rifreskimit të identitetit të Facebook.