Hapat themelorë për dobësim të shëndetshëm
Për ta shpejtuar dobësimin, ndiqni këto rregulla efektshmëria e të cilave është vërtetuar shkencërisht përmes viteve të hulumtimeve.
Rriteni konsumin e fibrave – Hani të paktën 20 gramë fibra në ditë, të cilat mund të gjenden në drithëra, fruta dhe perime. Fibrat do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë, që është një avantazh i madh në humbjen e peshës.
Rriteni konsumin e vitaminës D – Trupi e prodhon atë kur i ekspozohet diellit, por atë duhet marrë edhe nëpërmjet ushqimit. Atë do ta gjeni në qumësht të pasuruar dhe produktet e qumështit.
Rriteni konsumin e yndyrave – Po, e lexuat mirë. Në ditë duhet t’i hani 3 deri në 4 porcione të yndyrave të shëndetshme, transmeton Koha.net. Këto janë yndyra të pangopura, të cilat gjenden në arra, avokado, disa lloje të peshkut dhe madje edhe në çokollatë.
Konsumoni më shumë proteina – Në ditë konsumoni 3 porcione të proteinave përmes mishit të payndyrshëm, prodhimeve të qumështit dhe bishtajoreve. Përveçqë janë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin, proteinat do t’ju mbajnë më gjatë të ngopur dhe do ta përshpejtojnë dobësimin.