Pas largimit të tifozëve të Mitrovicës, rifillon finalja Trepça – Peja
Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll në mes të Trepçës dhe Pejës ka rifilluar.
Policia ka larguar nga palestra tifozët Torcida dhe tashmë ka rifilluar pjesa e dytë e këtij takimi.
Ndërpritet finalja Trepça – Peja, Torcidat largohen nga stadiumi
Finalja në mes të Trepçës dhe Pejës nuk është shkuar si duhet, me dy ekipet e basketbollit që janë larguar nga palestra.
Derisa po zhvillohej fundi i pjesës së parë, Peja fillimisht është larguar nga parketi. Atë e ka ndjekur edhe Trepça, derisa sharjet mes tifozëve kanë vazhduar.
Arbitrat kanë dhënë urdhër për këtë gjë.
Pas ndërprerjes së ndeshjes tifozët kanë vazhduar me fyerjet dhe hedhjet e gjësendeve në parket kanë vazhduar.
Pas kësaj ka intervenuar policia duke i larguar tifozët nga palestra. Fillimisht ata kanë larguar tifozët mitrovicas.
Pas largimit të tifozëve pritet që të ristarton ndeshja.