Ja çfarë thoshte mbi Kadarenë dhe Qosjen regjisori serb Lazar Stojanoviq

Ja çfarë thoshte mbi Kadarenë dhe Qosjen regjisori serb Lazar Stojanoviq

Të shtunën ka ndërruar  jetë regjisori i njohur serb Lazar Stojanovic.

Stojanovic ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare. Në vitet 70-të filmi i tij “Plastic Jesus” u ndalua për shkak të kritikës që i jepte regjimit totalitar. Ai u dënua edhe me tri vite burg më pas.

Vite më parë, gjegjësisht në vitin 1990 ai pati thënë këto fjalë mbi shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.

“Sa i përket Kadaresë, mendoj se atij i ka ndodhë ajo që i ka ndodhë shkrimtarit knut hamsun. hamsun një kohë të gjatë ka qenë shkrimtar i oborrit shtetëror, kështu që kur ka rënë fashizmi, shumë lexues të tij në shenjë të protestës veprat e tij i kanë hedhë në bërllog dhe i kanë djegë. Kadareja mbase ka reaguar pak më herët se hamsun, para se të bie pushteti absolut në Shqipëri, por megjithatë është vonuar, prandaj sot në europë me të drejtë kadareja konsiderohet figurë shumë kontraverze. shtrohet pyetja: a është Kadareja intelektual i cili më në fund është ‘mbushur mend’ apo një njeri që vetëm e ndërron ekipin, ngase e sheh se anija në të cilën gjendet dalëngadalë po fundoset, prandaj kalon në anijen tjetër. Kadareja, ashtu si hamsuni, pa dyshim është shkrimtar i madh. edhe pse përkrahja e deridjeshme e regjimit në Shqipëri do të jetë një lloj hipoteke që do ta përcjellë një kohë të gjatë. ai ende nuk e ka shpjeguar faktin se pse e ka përkrahur regjimin në Shqipëri.”, pati thënë Stojanoviq, shkruan studiuesi Shkelzen Gashi në Facebook.

Në muajin dhjetor të të njëjtit vit, 1990, ai ka folur edhe mbi Rexhep Qosjën, shkruan KultPlus.

“Sa i përket Rexhep Qosjes nuk mund të them ndonjë mendim të caktuar ngase nuk e njoh. Qosjen nuk kam mundësi ta përcjellë rregullisht si shkrimtar dhe si intelektual. krejt çka kam mundësi të dëgjoj për të janë shkrimet e gazetave sërbe, e meqë unë gjithmonë kuptimin e këtyre shkrimeve e lexoj në të kundërt, atëherë mendoj se qosja është një intelektual i madh përderisa gazetat në gjuhën sërbe shkruajnë keq për të”. / KultPlus.com 

Shpërndaje në: