Kurti një ditë pas fitores së Shqipërisë: Të përbashkuar për një qëllim, bravo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Polonisë.
Kurti në Facebook, ka përmendur golin e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.
“Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!