Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje
Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.
Tragjedi ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm, duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kalojë.
Qeveria Europiane e Futbollit, ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit të zjarrtë të kombëtares kuqezi.
“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.
Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior. Mbi 1 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.