Ushtrime fizike që mund të parandalojnë diabetin
Me ushqime shumë të shijshme e të shpejta, dhe me mosaktivitet fizik, është përkeqësuar diabeti tek shumë njerëz.
Komoditeti i të jetuarit, që vjen nga interneti i shpejtë dhe teknologjia e zhvilluar, ka ulur nivelet e aktivitetit fizik, duke rritur akumulimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut.
Trupi refuzon insulinën sepse të gjitha qelizat dhe indet tashmë janë të mbingarkuara me sheqer.
E kjo sjell pasoja duke përfshirë dëmtimin e veshkave, humbjen e shikimit e madje edhe amputimin e gjymtyrëve.
Megjithatë, ka një fije shpresë. Angazhimi i rregullt në ushtrime kardio si ecja, çiklizmi, vallëzimi, sportet ose noti e largonn sheqerin e ruajtur në mëlçi dhe rrit prezencën e sheqerit në muskuj, duke stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak.
Ushtrimet për t’u forcuar ofrojnë përfitime të dyfishta. Së pari përdoret sheqeri i ruajtur në muskuj dhe, pas stërvitjes, muskujt rriten në madhësi dhe forcë si përgjigje ndaj stresit dhe dëmtimit mikroskopik. Ky përmirësim në masën e indeve të muskujve në trup normalizon nivelet e sheqerit në gjak në mënyrë efektive dhe potencialisht redukton kërkesën e trupit për insulinë.
Një nga përfitimet më domethënëse të shtimit të aktivitetit fizik është përmirësimi i marrjes së glukozës nga ushtrimet, dhe jo nga insulina. Kjo iu referohet muskujve që marrin glukozë nga qarkullimi i gjakut pa insulinë. Kur angazhoheni në aktivitet fizik, muskujt tuaj kërkojnë energji dhe ata e kthejnë glukozën në burim kryesor. Ndërsa kërkesa e muskujve për glukozë rritet gjatë stërvitjes, ata mund të marrin glukozën pa u mbështetur shumë në insulinë.
Nga kjo përfitojnë si pacientët me diabet të tipit 1 dhe të tipit 2. Për pacientët e tipit 1 që prodhojnë pak ose aspak insulinë, rritja e glukozës nga ushtrimet mund të ndihmojë në rregullimin e tij, duke reduktuar nevojën për doza të insulinës. Për pacientët e tipit 2, ku përgjigja e trupit ndaj insulinës është e dëmtuar, përmirësimi i gluzokës nëpërmjet metodës së ushtrimeve mund të ndihmojë në arritjen e kontrollit më të mirë të sheqerit në gjak pa rritur dozat e insulinës.
Disa studime kanë treguar se aktiviteti i rregullt fizik mund të rrisë efikasitetin e ushtrimeve për glukozë, duke e bërë atë një komponent kyç në menaxhimin e diabetit.
Sipas studimeve, thonë se 30 minuta ecje e shpejtë, ose rreth 100 hapa në minutë janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e ushtrimeve të përditshme aerobike. Kjo mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut. Çiklizmi është më i dobishëm dhe mund të filloni pajisjet për ushtrime.
Shtimi i vallëzimit në rutinën tuaj mund t’i bëjë stërvitjet tuaja më argëtuese dhe shton motivimin për t’i vazhduar ato.
Noti është i lehtë për kyçet dhe mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ai gjithashtu mund të rris forcën dhe shëndetin e zemrës tek njerëzit me diabet.
Kjo formë e stërvitjes ndërton masën e muskujve dhe ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe tolerancës ndaj glukozës, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë keni është një plan stërvitor për menaxhimin e diabetit:
E hënë: 12 sete ushtrime për muskujt e sipërm të trupit;
E martë: 60 minuta ecje/çiklizëm ose not;
E mërkurë: 12 sete ushtrime për muskujt e poshtëm të trupit;
E enjte: 45 minuta ecje/çiklizëm ose not;
E premte: 12 sete ushtrime për muskujt e sipërm të trupit;
E shtunë: 30 minuta ecje/çiklizëm ose not;
E diel: Pushim/rikuperim.