Danezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Zvicër
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Danimarka për të ndarë drejtësinë në këtë përballje.
Jakob Kehlet do të jetë gjyqtari kryesor. Lars Hummelgaard dhe Victor Skytte do të jenë ndihmësit e tij.
Peter Kjaesgaard është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndërsa, në dhomën e VAR-it do të jetë Jonas Hansen, bashkë me asistentin Mads-Kristoffer Kristoffersen.