Sonte ndeshja e shumëpritur Kosovë – Zvicër

Sonte ndeshja e shumëpritur Kosovë – Zvicër

Kombëtarja e Kosovës sot do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” do të ndeshen me Zvicrën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e stërmbushut “Fadil Vokrri”.

Kosova ka tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.

Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.

Brenda tri orëve u shitën të gjitha biletat për këtë përballje, e cila do t’i sjellë në stadiumin kosovar dy yjet shqiptarë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Kjo dyshe, së bashku me Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin janë katër futbollistët me prejardhje shqiptare që do të jenë në taborin zviceran.

Përveç tifozëve kosovarë që do të jenë në numër maksimal sot, në Prishtinë do të jenë edhe rreth 700 tifozë zviceranë që kanë udhëtuar për ta përcjellur këtë ndeshje.

Tri ditë më vonë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Rumaninë.

Shpërndaje në: