Mahrez martohet për herë të dytë me të njëjtën grua
Taylor Ward dhe Riyad Mahrez kanë ndërruar unazat në një ceremoni formale në Londër të hënën, duke u bërë për herë të dytë burrë dhe grua
Ish ylli i Manchester City dhe modelja i kanë shkëmbyer unazat e tyre në prani te të afërmeve të tyre në Hotelin Londoner në qytet. Mahrez dhe Ward, të cilët kanë një vajzë që e kanë pagëzuar Mila, më parë ishin martuar me një ceremoni muslimane me dasmë në janar të vitit 2022 dhe sipas The Sun ata planifikojnë ta mbajnë edhe një dasmë në fund të këtij viti.
Sulmuesi dhe ish gruaja e tij, Rita Johal kanë qenë të martuar për gjashtë vite dhe kanë dy fëmijë.
Sipas Mail, Johal e cila ka 28 vjet më parë kishte thënë se ndarja e çiftit erdhi si rezultat i kalimit të sulmuesit në Manchester City dhe se algjeriani ndihej i mbingarkuar për shkak të konkurrencës që kishte në këtë ekip.
Mahrez ishte larguar nga Leiceter për në City më 2018 për 60 milionë funte, pasi që ishte futbollisti kyç i Leicester që ata e fituan Premier Ligën më 2016.
Pas dasmës, Mahrez ka udhëtuar për t’ju bashkuar Kombëtares së Algjerisë. Sonte (e enjte), Luftëtarët e Shkretëtirës do të luajnë kundër Tanzanisë, ndeshje kjo kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës.