“Messi do të luajë në Botërorin e 2026-ës”

“Messi do të luajë në Botërorin e 2026-ës”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia mendon se Lionel Messi do t’i habisë të gjithë kur do të luajë në Botërorin e vitit 2026.

Messi e ka pranuar se ai nuk po planifikon që të luajë për Argjentinën në Botërorin e radhës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, pasi që ndihmoi vendin për ta fituar trofeun e tretë në Katar më 2022.

Tapia nuk i ka humbur shpresat për një kthim të Messi, megjithatë, dhe ai ka cituar lojërat e Luka Modricit me Kombëtaren e Kroacisë që mund të jetë një shembull për të luajtur më gjatë me Kombëtare.

“Ai gjithmonë synon për më shumë. Kur nuk ju lënë. Ai gjithmonë ju befason, ai sunon më shumë. Nuk mund ta imagjinoni këtë. Si nuk mund ta imagjinoj unë? Do të dëshiroja që të jetë aty. Me kushtet që ai ka, lehtë mund të luajë edhe në Botërorin e 2026-ës”, tha presidenti i AFA-së në samitin e liderëve të sportit.

“Modric e bërë këtë për Kombëtaren e tij, Iniesta e bëri për Barcelonën. Varet nga ai, si ndihet ai. Unë e shoh duke luajtur në Botërorin e radhës, duke luajtur në pozitën që ai e dëshiron. Ai mund ta bëjë këtë. Varet së çfarë dëshiron ai. Unë ëndërroj për këtë gjë”.

“Ai është i lumtur në Kombëtare, shihet si vjen në stërvitje. Ai është shumë i lumtur me grupin e bashkëlojtarëve, me stafn e trajnerëve. Jam me fat që kam një marrëdhënie të mirë me të. Është një marrëdhënie e ndërtuar me dashuri”, shtoi Tapia.

Messi u larguar për herë të parë nga Europa në karrierën e tij profesionale këtë verë duke ju bashkuar skuadrës së MLS, Inter Miami. Prej që ai ka hyrë në futbollin amerikan, ka shënuar 11 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat.

36 vjeçari ka fituar edhe trofeun e parë me Inter Miami, atë të kupës inauguruese të Ligës dhe ka luajtur rol kyç në dërgimin e skuadrës në finale të US Open Cup.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të luajë për Argjentinën në dy ndeshje kualifikuese për Botërorin e 2026 kundër Ekuadorit dhe Bolivisë më 7 shtator respektivisht 12 shtator.

Shpërndaje në: