Tuchel i zhgënjyer për dështimin në merkato: Jam i trishtuar, s’e di çfarë shkoi keq

Tuchel i zhgënjyer për dështimin në merkato: Jam i trishtuar, s’e di çfarë shkoi keq

Thomas Tuchel, trajner i Bayernit tw Mynihut, e pranoi se ishte i zhgënjyer nga fakti që dështoi nënshkrimi i shumëdëshiruar i João Palhinhas nga bavarezët, në një marrëveshje që kapte shifrën 65 milionë euro (kjo shumë do të shkonte në arkat e Fulhamit), në orët e fundit të merkatos verore.

“Jam i trishtuar, sepse e dija se João Palhinha dëshironte të luante te Bayerni dhe çfarë mund t’i jepte skuadrës sonë. Nuk jam i sigurt se çfarë shkoi keq. Kemi një skuadër me shumë cilësi, dëshironim të përforcoheshim edhe më shumë, por nuk u bë e mundur dhe u besoj lojtarëve që kam”, tha gjermani pas fitores (2-1) të kampionë në fushë ne Borussias së Monchengladbachut.

Joao Pahlinha fluturoi drejt Mynihut ku kaloi vizitat mjekësore dhe përfundoi edhe sesionin e fotove që do të përdoreshin për prezantimin, por në momentin e fundit Fulhami u tërhoq nga marrëveshja, pasi nuk gjeti zëvendësues për portugezin.

Shpërndaje në: