Reims dhe Valon Berisha ndahen me mirëkuptim një vit përpara
Valon Berisha nuk është më futbollist i skuadrës së Stade de Reims
Mesfushorit kosovar dhe skuadra franceze kanë shkëputur kontratën me mirëkuptim të dyanshëm, një vit para se të skadojë kontrata e kosovarit.
“Stade de Reims dhe Valon Berisha kanë vendosur, me marrëveshje të ndërsjellë, t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre”, thuhet në komunikatën zyrtare të Reims.