Messi thyen rregullat e MLS-së për herë të dytë, rrezikon të ndëshkohet

Messi thyen rregullat e MLS-së për herë të dytë, rrezikon të ndëshkohet

Lionel Messi thuhet se ka thyer rregullat e Major League Soccer për herë të dytë pas përplasjes së Inter Miami me Nashville SC mëngjesin e sotëm mbrëma.

Në korrik, Messi bëri një lëvizje shokuese për të hequr dorë nga futbolli evropian duke lënë gjigantët francezë Paris Saint Germain për skuadrën e MLS, Inter Miami.

Messit më pas iu bashkua ish-shokët eskuadrës së Barcelonës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba te klubi nga Florida, me argjentinasin që nga atëherë ka frymëzuar skuadrën e tij për një seri prej 10 ndeshjesh pa humbje.

Të mërkurën mbrëma, Inter Miami barazoi 0-0 me Nashville. Pas ndeshjes, u raportua nga Daily Mail se Messi theu rregullat e MLS për herë të dytë duke mos folur për mediat.

Fundjavën e kaluar, u pretendua se Messi u bë i padisponueshëm pas debutimit të tij në MLS kundër New York Red Bulls.

Raporti nga Daily Mail thoshte se një raport i ndeshjes nga Miami Herald nuk përfshinte asnjë citim pas ndeshjes nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Nëse Messi vihej në dispozicion dhe ai nuk foli me mediat, kjo është një shkelje e rregullave të medias të ligës, shkruan Telegrafi.

Para ndeshjes me Red Bulls, nënkryetari ekzekutiv i komunikimit i MLS, Dan Courtemanche tha se të gjithë lojtarët, përfshirë Messin duhet të jenë të disponueshëm për të folur me mediat pas ndeshjeve.

Aktualisht është e paqartë nëse Inter Miami ose Messi do të përballen me ndonjë sanksion nga MLS për shkeljen e fundjavës së kaluar ose për shkeljen të sotme.

Që nga ardhja në Miami, Messi ka arritur të shënojë 11 gola në 10 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe tre asistime.

Ndeshja e së enjtes kundër Nashville ishte hera e parë që Inter Miami nuk arrin të shënojë që kur Messi bëri debutimin e tij kundër Cruz Azul më 22 korrik.

Inter Miami do të rikthehet në aksionin MLS të hënën teksa do të përballet me Los Angeles FC.

Shpërndaje në: