Al Ittihad me ofertë rekorde për Mohamed Salah

Al Ittihad me ofertë rekorde për Mohamed Salah

Al-Ittihad po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për Liverpoolin për Mohamed Salah.

Klubi arab ka ofruar 100 milionë euro të garantuara + 50 milionë euro në bonuse.

Një marrëveshje do ta bënte transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit saudit, përpara 90 milionë eurove të Neymar të paguar nga Al Ahli.

Klubi saudit do t’i ofrojë Salah një pagë të ngjashme me Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

Dyshja aktualisht fitojnë 200 milionë euro në vit, raporton CBS.

Për kujtim, afati i transferimeve mbyllet më 20 shtator në Arabinë Saudite, prandaj ata kanë më shumë se 3 javë për të mbyllur marrëveshjen.

Salah e ka informuar Liverpoolin dhe dëshiron të largohet, ndërsa këta të fundit kanë më pak se dy ditë deri në gjetjen e zëvendësuesit të egjiptianit.

Shpërndaje në: