Xavi e thotë fjalën përfundimtare për transferimin e Joao Felix
Trajneri i Barcelonës, Xavi thuhet se ka vendosur përfundimisht pro transferimit të Joao Felix nga Atletico Madridi këtë verë.
Mesfushori sulmues portugez tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe as klubi nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë.
Felix ka folur hapur për dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën, gjë që nuk e bëri atë të dashur për tifozët e Atleticos.
Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me lojtarit vetëm në një marrëveshje huazimi njëvjeçare pa një opsion blerjeje të detyrueshme.
Sipas gazetarit të njohur Gerard Romero, i cili është i lidhur me Barcelonën, trajneri Xavi i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve për të nënshkruar me Felix.
Barça do të paguajë rrogën e lojtarit, e cila është goxha e lartë, pasi portugezi fiton 7 milionë euro neto në sezon te Atletico Madrid.
“Është shumë e qartë se Felix nuk dëshiron të luajë më për Atletico Madrid”, deklaroi të enjten presidenti i Atleticos, Cerezo.
Muajin e kaluar, Felix deklaroi hapur dashurinë e tij për Barçën. Komentet e tij nxehën tifozët e Atleticos të cilët kanë vazhduar ta shajnë në çdo rast.