Brahimi paralajmëron largimin nga Kosova edhe të boksierëve të tij
Besim Brahimi, ka treguar se nga ku kanë buruar arsyet për dorëheqjen nga posti i trajnerit të Federatës së Boksit të Kosovës.
Brahimi, i ftuar në Sports Show, theksoi se një ndër arsyet e dorëheqjes ka qenë përzierja e bordit të federatës në vendimmarrje.
“Shumë do përzierje prej do personave të bordit të federatës dhe janë bërë një herë, dy e tri. Nuk e shoh të arsyeshme nëse më përzihet dikush që mundem me arrit atë sukses. Më të arsyeshme e pashë që me u tërheq dhe me u merr me klubin tim. Kam disa talente dhe kam punë shumë”, u shpreh Brahimi.
Ai tregoi një moment kur i janë përzier sipas tij, në punë.
“Kampionati Botëror që u mbajt në Indi, unë desha që t’i dërgojë tre boksierë që i kem ma të mirë në Kosovë, dy vëllezërit Bajoku dhe Patriot Behramin. Njëherë më thanë se dy dhe jo tre. Sekretari më tha vetëm dy kanë zgjedhur dhe unë i zgjedha dy vëllezërit Bajoku. Tri ditë pa u nisë, erdhi sekretari dhe më tha se ‘kam vendosur të dërgoj një tjetër boksier’, të tretin. I thash që i treti duhet me shku Patriot Behrami, ai mu përgjigj ‘jo bordi me ka thënë se ky duhet me shku’, vazhdoi ai.