Barcelona merr fitoren e parë në La Liga

Barcelona merr fitoren e parë në La Liga

Barcelona e ka lënë për fund fitoren kundër Cadiz në stadiumin olimpik “Lluis Comanys” duke e mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Cadic. Pedri (82’) dhe Ferran Torres (90+4’) shënuan golat për kampionin e Spanjës

Barcelona e ka arritur fitoren e parë në La Liga duke e mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Cadizit, në një ndeshje triller ku fituesi u përcaktua në minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë filloi me dominimin e Barcelonës të cilët të rasti i parë për të shënuar erdhën në minutën e 29-të me Lamine Yamal që bëri një goditje të mirë por ishte Ledesma që priti këtë goditjen e tij.

Kounde i Barcelonës humbi një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 34-të edhe pse ishte Ledesma që bëri një pritje të mahnitshme edhe kësaj here.

Cadiz rrezikoi seriozisht Barcelonën me Roger Marti por ter Stegen ishte i vëmendshëm dhe bëri një pritje të lehtë të sulmuesit të Cadizit.

Rasti i parë në pjesën e dytë ishte i Cadizit kur Alcaraz bëri një goditje të fortë por që nuk ishte i saktë dhe goditja e tij përfundoi afër shtyllës së djathtë të ter Stegen.

Gavi i Barcelonës do të rrezikonte përsëri në këtë ndeshje në minutën e 54-të por goditja e tij me kokë bëri që topi ta godiste shtyllën.

Minuta e 63-të shënoi edhe një rast tjetër për Cadizin kur Ramos bëri një kalim zig-zag në mbrojtje të Barcelonës por finalizimi i tij ishte i dobët duke humbur shënimin e një goli që do të ishte tepër i bukur po të ishte shënuar.

Barcelona vazhdoi sulmet dhe Abde Ezzalzouli ishte afër për të shënuar një gol të bukur në minutën e 80-të por ishte përsëri Ledesma që priti goditjen e tij.

Dy minuta më vonë Barcelona do të shënonte golin e parë dhe ai kishte për kreator Gundoganin. Ish mesfushori i Manchester City bëri një pasim perfekt për Pedrin i cili shënoi duke e futur topin në rrjetë në këndin e majtë të portës së Cadiz.

Shpërndaje në: