Luizi tregon se cilën e zgjedh në mes nënës dhe Kiarës
Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë me pushime së bashku. Edhe pse po kalojnë disa ditë pushimi, ata kanë postuar shpesh në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, këngëtari ka dalë live në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve. Një pyetje ka qenë nëse nëna apo nusjaështë e para. Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.
“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha Luizi.