Ballkani fiton edhe në Gjibraltar, kualifikohet në play-off
Ballkani e ka arritur për të dytën herë radhazi play-offin e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës triumfoi në dy ndeshjet e rrethit të tretë kualifikues ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Suharekasit udhëtuan në Gjibraltar pas fitores 2:0 në shtëpi.
E atje, Ballkani arriti po ashtu një fitore 1:3.
Meriton Korenica shënoi në minutën e 48-të para se Edvin Kuc të dyfishonte epërsinë në minutën e 64-të.
Juampe realizoi dy minuta më vonë për të ngushtuar rezultatin.
Krejt në fund të ndeshjes Zyba shënoi për 1:3 dhe epilogun e këtij takimi.
Në ndeshjen e play-offit, Ballkani do të përballet me fituesin e duelit Bate Borisov-Sheriff Tiraspol.