Përse ndjeheni të sëmurë kur jeni duke provuar të lexoni në veturë?

Përse ndjeheni të sëmurë kur jeni duke provuar të lexoni në veturë?

Siç duket, truri mendon se është duke u helmuar, transmeton Telegrafi.

The Science of Us shpjegon në detaje të hollësishme nga një interviste me neuro-shkencëtarin dhe autorin Dean Burrnet në NPR. Shkurtimisht, e gjitha fillon me talamusin, një pjesë e trurit që është përgjegjës për interpretimin e sinjaleve ndijore.

Kur jeni duke lëvizur normalisht apo duke lëvizur, trupi dhe truri i marrin të njëjtat sinjale sikurse kur jeni në lëvizje, e ndjeni gjëmimin apo distancën të cilën jeni duke e mbuluar. Kur jeni duke lëvizur, por gjithashtu duke lexuar, gjërat janë më ndryshe dhe ato sinjale interpretohen.

Pra, këtu truri është duke marrë mesazhe të përziera. Është duke marrë sinjale nga muskujt dhe sytë që thonë se jemi duke qëndruar pa lëvizur dhe sinjale nga sensorët e balancës që thonë se jemi në lëvizje. Të dyja këto nuk mund të jenë korrekte. Këtu ndodhë një mospërputhje e sensorëve.

Dhe, në termet evolucionare, gjëja e vetme që mund ta shkaktojë një mospërputhje të sensorëve si ajo është neurotoksina apo helmi. Prandaj truri mendon se jeni duke u helmuar.

Kur helmoheni, gjëja e parë që bën për ta hequr qafe helmin është vjellja. Dhe, si rezultat i kësaj, posa që truri të jetë konfuz nga gjëra të tilla, ai thotë, “oh, nuk di çfarë të bëjë, thjesht sëmuru, veç rast nevoje..”

Pra, ne marrim sëmundjen e lëvizjes për shkak se truri vazhdimisht është duke u brengosur se jemi duke u helmuar.

Për disa njerëz ky reaksion është më i fuqishëm sesa të tjerët. Nëse veç jeni duke vozitur në veturë, mund të shikoni nga dritarja dhe të shihni botën tek kalon, gjë e cila do ta qetësojë atë reaksion të sëmundjes. Për disa tjerë, leximi në tren është pa problem, për shkak se mund të shikoni herë pas here dhe të kuptoni se jeni duke lëvizur – por për tjerët, posa që të përqendrohen në një faqe dhe ta “çkyqin” pjesën tjetër të botës (dhe sensorin tjetër vizual të informacioneve), bëhet shumë keq për ta.

Normalisht, shpjegimi i asaj se çfarë ndodh, nuk e shpjegon faktin se përse ndodhë te disa njerëz, e jo te tjerët. Disa njerëz janë më të prirë të mos jenë të ndjeshëm ndaj atij reaksioni, përderisa disa tjerë janë më të paaftë t’i bëjnë ballë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: