Al-Hilal pajtohet me PSG për Neymarin
Ylli brazilian, Neymar, do të bëhet futbollisti i radhës që do t’i bashkohet ligës saudite.
Sulmuesi 31 vjeçar, ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin Al Hilal, transferim ky nga gjiganti francez Paris Saint-Germain (PSG).
Neymar po kalon sot testet e tij mjekësore dhe pritet të përfundojë lëvizjen brenda 24 orëve të ardhshme.