Sonte Ballkani-Lincoln, kampioni i Kosovës synon fitore

Sonte Ballkani-Lincoln, kampioni i Kosovës synon fitore

Kampioni i Kosovës Ballkani do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ku e pret Lincoln Red Imps në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Lincoln Red Imps përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’.  “Xhebrailat” konsiderohen favorit përballë klubit modest nga Gjibraltari, andaj synimi është vetëm fitorja.

Problemi kryesor tek skuadra e Ilir Dajës mungesa e qendërsulmuesit Albion Rrahmani, i cili pak ditë më parë iu bashkua Rapid Bukureshtit.

Trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp të mërkurën e vlerësoi lartë kundërshtarin, duke shtuar se gjasat janë 50/50.

“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.

“Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani e as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”.

Përndryshe, ndeshja e parë e Ballkanit zhvillohet në “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 20:45 kurse ajo kthyese një javë më vonë.

Kujtojmë, Ballkani mbetet klubi vetëm kosovar që po vazhdon garat në Evropë, meqenëse Drita dhe Dukagjini u eliminuan në rrethin e parë, derisa Gjilani në raundin e parë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Shpërndaje në: