Meçi me Haxhi Krasniqin: Gjyqtari thotë se boksieri algjerian i mëshoi pas vërejtjes së dytë
Gjyqtari Ajet Rrecaj thotë se ka vepruar drejtë në meçin e Robin Krasniqit, duke e diskualifikuar Mohammedin.
Në një intervistë së fundmi, Rrecaj tregoi se i ka dhënë katër vërejtje boksierit algjerian andaj u detyrua ta diskualifikonte.
Përpos kësaj, ai tha se boksieri edhe e ka goditur me të dy duart në një moment, që është kundër rregullave të boksit.
“Kur kanë filluar rundin e parë dhe të dytin, ata kanë nisur jashtë rregullave. Unë jam i detyruar që t’ia tërheku vërejtjen kur nuk lejohet me sjellë jashtë rregullave. Unë i kam dhënë tre vërejtje këtij boksierit algjerian, por nuk u përmirësua. Rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je kampion a nuk je. Unë ja kam dhënë dy vërejtje se ka sjellë pas koke. Pas herës së dytë, ajo që quhet “break”, duhet të largohesh një hap mbrapa dhe të vazhdosh boksin, por që nuk largohesh unë duhet ta largoj”.
“Sa herë i kam thënë ai ka vazhduar në të njëjtin rast. Me vërejtjen e tretë u deshtë me e ndaluar, por e kam lejuar edhe një herë mirëpo me të katërtën e kam diskualifikuar. Ai mund të thotë çka të do, por problemi është që rregulli është rregull. S’kam pas më asnjë komunikim. Unë jam i vetmi gjyqtar që kam provuar t’i ndihmoj sportit, nuk ka njerëz të pagabueshëm por ky është rast më pak i gabueshëm sepse rregullat janë rregulla”.
“Unë s’e kuptoj far aspekti korrupsion. S’ka pas shitje e blejre, apo korrupsion. Edhe nëse ka qenë më i mirë se kundërshtari rregulli është rregull sepse nuk mundësh ta godasësh kundërshtarin si të duash ti. Unë jam i obliguar që ta ruaj secilin boksier, nuk mundem të lejojë të sjellë si të dojë. A e kanë diskualifiku Tysonin?. S’ka korrupsion. Prapë po të jetë prapë po të mos dëgjojë prapë vazhdoj kështu, jo vetëm ndaj tij por çdo boksieri”, tha ai për “GazetaBlic”.