City dhe Arsenali sot kërkojnë trofeun e parë të sezonit
Manchester City dhe Arsenali do të përballen në finalen e parë të sezonit të ri që do të nis në një javë.
Qytetarët dhe Topçinjtë do të ballafaqohen për trofeun e Community Shield.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, duke filluar nga ora 17:00.
Në sezonin e shkuar, dy skuadrat angleze dhuruan spektakël deri në javët e fundit, për titullin e kampionit.
Kjo gjë si duket do të vazhdojë edhe këtë sezon, pasi dy ekipet janë përforcuar mjaftueshëm dhe janë gati ta nisin sezonin e ri me një fitore.
Kujtojmë, në finale të këtij trofeu luan fituesi i Premier Leagues dhe FA Cup, por meqë këto dy trofetë i ka fituar skuadra e Cityt, në finale luan skuadra që është renditur në vendin e dytë në sezonin e shkuar, e që është Arsenali.