Kuka i gëzohet fitores së Fazliut: Ditë e bukur për shtetin tonë

Kuka i gëzohet fitores së Fazliut: Ditë e bukur për shtetin tonë

Trajneri i xhudos Driton Kuka i është gëzuar fitores së Laura Fazliut në Budabest.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kuka ka thënë se sot është një ditë e bukur për shtetin e Kosovës.

“Çfarë podiumi, dy japoneze ish-kampione botërore dhe Clarise Francezja 6x kampione botërore e kampione olimpike e Laura Fazliu e artë. Një performancë e shkëlqyeshme e saj”, ka shkruar Kuka.

“Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua, ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shpërndaje në: