Distria Krasniqi kthehet me medaljen e argjendtë nga Hungaria
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Budapest.
Distria është mposhtur nga francezja, Amandine Buchard, kategoria -52 kg.
Kampionia olimpike kosovare deri në finale ka fituar tri luftëra.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm tridhjetë e gjashtë më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.