Vidhen shtëpitë e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, dëmi shkon 350 mijë euro

Vidhen shtëpitë e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, dëmi shkon 350 mijë euro

Dy futbollistët kosovarë Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë grabitur të mërkurën teksa ishin në udhëtim me Stade de Reims.

Shtëpia e dy futbollistëve nga Reims, u grabit gjatë një udhëtimi nga lojtarët me klubin e tyre.

Sipas Prokurorit të Reims, dëmi vlerësohet midis 300 mijë dhe 350 mijë euro.

Dy lojtarët, po udhëtonin me ekipin rezervë në Valenciennes në momentin e ngjarjes, në pasditen e së mërkurës.

Sipas konstatimeve të para, janë vjedhur dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro.

Shpërndaje në: