LAJMI I FUNDIT: Gjykata Komerciale aprovon kërkesën e Klan Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Komerciale aprovon kërkesën e Klan Kosovës

Gjykata Komerciale e Kosovës ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Klan Kosovës për masën e sigurisë.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Komerciale, ku Dhoma e Shkallës së Parë ka marrë këtë vendim:

“APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”

Gjykata ka njoftuar se vendimi i ekzektumit për heqjen e licensës së biznesit së Klan Kosovës është shtyrë.

“SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet në vendim.

Njohësit e çështjeve ligjore  kanë thënë se pasiqë rasti shkon në gjykatë, vendimi përfundimtar  mund të marr kohë deri në 2 vite./Periskopi/

 

VENDIMI I PLOTË

Shpërndaje në: