Man Utd arrin marrëveshje me Atalantan për Hojlund

Man Utd arrin marrëveshje me Atalantan për Hojlund

Rasmus Hojlund do të jetë lojtari më i ri i Manchester Unitedit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes “Djajve të Kuq” dhe Atalantas.

Shuma që skuadra angleze do t’ia paguajë Atalantas do të jetë 70 milionë euro përfshirë edhe shtesat.

Dokumentet do të përgatiten nga klubet në 24 orët e ardhshme.
Hojlund ka pranuar një kontratë pesë vjeçare 10 ditë më herët.

Shpërndaje në: