PSG merr vendim, Mbappe jashtë listës para-sezonale, gati për shitje
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është përjashtuar nga klubi dhe nuk ka udhëtuar në Japoni bashkë me ekipin.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, PSG-ja e ka marrë vendimin dhe ata nuk e konsiderojnë Mbappen si pjesë të projektit, por për shitje.
Ndërsa, fati i Mbappes shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm tek Real Madridi, ndërsa pas këtij vendimi të PSG-së, gjithçka pritet të ndodhë në vazhdim.