Pas raportimeve të Periskopit, Prokuroria nis hetimet për tenderin Prishtinë-Podujeve që u realizua nga ministria e Liburn Aliut

Pas raportimeve të Periskopit, Prokuroria nis hetimet për tenderin Prishtinë-Podujeve që u realizua nga ministria e Liburn Aliut

Pas një serë raportimesh të Periskopit, lidhur më shkeljen e Ligjit të Prokurimit Publike për tenderin “Ndërtimi i rrugës nacionale ”Prishtinë – Besi – Podujevë”, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet.

Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë nisur para disa javëve dhe përurimin e tyre e ka bërë, kryeministri, Albin Kurti. Por, procedurat e prokurimit që u aplikuan për t’u lidhur kontratat dyshohet se janë bërë kundërligjshëm. Kundërligjshëm janë favorizuar edhe kompanitë fituese.

Tenderi është realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, por është nënshkruar nga zëvendësministri, Hysen Dumrishi.

Periskopi ka mësuar se Prokuroria e ka marrë në trajtim këtë lëndë para rreth 10 ditëve.

“Departamenti për Korrupsion dhe Krim Financiar në kuadër të Prokurorisë Speciale para dhjetë ditëve e ka marrë në trajtim këtë lëndë, dhe tashmë ka angazhuar prokurorin, Milot Krasniqi”, ka bërë të ditur një burim i mirinformuar për Periskopin.

Periskopi ka bërë disa raportime ekskluzive lidhur më këtë tender për të cilin janë lidhur pesë kontrata. Më poshtë mund të gjeni disa prej raportimeve:

1:

38 milionë për rrugën Prishtinë – Podujevë: Ministria e Liburn Aliut tenton ta vlerësojë me kritere të jashtëligjshme tenderin

2.

Tenderi 38 milionësh: Mbi dhjetë ekspertë i japin të drejtë gjetjeve të Periskopit për shkelje nga Ministria e Liburn Aliut

3.

Tenderi për Podujevë: Rekomandohen për kontratë dostat e kafenesë së shefit të prokurimit dhe zëvendësministrit të MMPHI-së

4.

Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës nuk pyet për ligjin, një tjetër shkelje në tenderin 38 milionësh

5.

Ministria e Infrastrukturës e vulos kundërligjshëm tenderin Prishtinë – Podujevë

6.

Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës “shtet n’ veti”, nuk ia vet letrat KRPP-së për tenderin 38 milionësh

7.

Ministria e Liburn Aliut shkel edhe një institucion, konfirmohet lidhja e kontratave të paligjshme për rrugën Prishtinë-Podujevë

8.

E konfirmon edhe OSHP-ja skandalin për tenderin Prishtinë-Podujevë, lidhja e kontratave pa u trajtuar ankesat është shkelje e ligjit

9.

S’kanë të ndalur dallaveret në Ministrinë e Liburn Aliut, dyshime për konflikt interesi për rrugën “Prishtinë-Podujevë”

Shpërndaje në: