Kosova e mposht bindshëm Zvicrën
Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur bindshëm Zvicrën.
Në ndeshjen hapëse për parakualifikimet e “Eurobasket 2025”, “Dardanët” triumfuan ndaj Zvicrës me rezultat 76 me 49.
Loja ishte mjaft mirë e përgatitur nga trajneri Rami Hadar.
Çereku i parë ishte më i barabarti, ndërsa në tre të tjerër, Kosova “shpërtheu” me performancë.
Ndeshja e radhës e Kosovës është me Danimarkën, teksa nga tri ekipet vetëm një skuadër kualifikohet tutje.