Më shumë fiton në Instagram sesa në futboll, Alisha Lehmann nga nesër luan në Kupën e Botës
Para një viti, Alisha Lehmann humbi Kampionatin Europian. Tashmë influencerja e njohur është rikthyer në Kombëtaren e Zvcirës dhe po pret me padurim Botërorin e saj të parë.
Futbollistja e cila fiton më shumë nga Instagrami sesa në futboll, nga nesër do të luaj në Kupën e Botës që mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.
Ajo thotë se për shkak të largësisë do të jetë shumë e vështirë ardhja e familjarëve të saj për ta shikuar.
“Jemi shumë larg. Turneu është në fund të botës. Mbështetja lokale është e pamundur, sidomos për prindërit tanë të cilët punojnë”, është shprehur Lehmann
24-vjeçarja që luan në Premier League te Aston Villa, ka më shumë se 13 milionë ndjekës në Instagram.
“Disa njerëz thjesht shohin Instagramin tim dhe mediat tjera sociale dhe as nuk e kanë idenë që unë luaj futboll… Kur postoj foto nga futbolli, ata çuditen”, vazhdoi tutje futbollistja helvetike
Kombëarja e Zvicrës bën pjesë në Grupin A me: Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Kombëtaren e Filipines.
Ndeshjan e parë e zhvillojnë ndaj Kombëtares së Filipinës të premtën nga ora 7:00 e mengjesit (me orën tonë lokale).